Rakitic e paralajmëron Barcelonën para ndeshjes me Interin
Ivan Rakitiç i ka kërkuar Barcelonës të jetë e kujdesshëm ndaj 'urisë dhe entuziazmit' të Interit përpara ndeshjes së tyre të Ligës së Kampionëve të mërkurën.
Sport
Interi i bëri shtatë fitore rresht në fundjavën e kaluar, pasi ata mposhtën Milanin 1-0 në Derby della Madonnina, ndërsa Barcelona e ka humbur Lionel Messin ndaj Sevillës.
“Nuk e kam shikuar derbin e Milanit, por Perisic më tha se ishte e vështirë edhe për të,” tha mesfushori kroat për ‘Gazzetta dello Sport’, përcjell “lajmi.net”.
“Megjithatë, ai ishte entuziast për fitoren. Mund të shohim se Interi është i uritur dhe entuziast.
“Ata kanë humbur Nainggolan, por Rafinha më tha se ata kishin dëshirë të madhe për Ligën e Kampionëve. Megjithatë, jam shumë i sigurt.
“Lëndimi i Messit u jep të tjerëve një mundësi për të luajtur. Ne kemi humbur lojtarin më të mirë në botë, por ne jemi Barcelona, plus Dembele është shumë i fortë”, shkruan “lajmi.net”.
“Icardi për herë të parë në Ligën e Kampionëve? Nuk duket e vërtetë. Ai është një nga më të mirët në botë.
“Ai duket si një kapiten i vërtetë dhe gjithashtu Perisic më tregon se ai është shumë i mirë”, ka shtuar më tej Rakitic. /Lajmi.net/