Rakitic: Do të fitojmë për Messin

Ivan Rakitic, ka thënë se dëshirojnë t’a fitojnë ndeshjen ndaj Bayer Leverkusen në Ligën e Kampionëve për Lionel Messin, gjatë konferencës për media para lojës.

Sport

28/09/2015 13:48

Rakitic ka thënë se edhe përkundër faktit që mungon Messi, ata janë një ekip i bashkuar.

“Duam të fitojmë për Messin. Do të luftojmë së bashku”, ka thënë kroati.

“Jemi të bashkuar. Gjëja më e rëndësishme është që të vazhdojmë me fitore, golat do të vijnë shumë shpejt”, theksoi mesfushori.

Rakitic gjithashtu e ka lavdëruar edhe skuadërën e Bayer Leverkusen.