Rakitic dhe Umtiti vazhdojnë me Barcelonën

22:52 | 21 Maj 2019

Ivan Rakitic dhe Samuel Umtiti nuk planifikojnë të largohen nga Barcelona këtë verë.

‘MundoDeportivo’ raporton se dyshja e Barcelonës, Ivan Rakitic dhe Samuel Umtit, nuk do të largohen nga ‘Camp Nou’, përcjell ‘lajmi.net’.

Të dy lojtarët kanë qenë të lidhur me një largim nga Barcelona, edhe pse kanë ende vite qëndrim në kontratat e tyre.

Rakitic kërkohej nga Inter, ndërsa Umtit nga Manchester United.

Kroati në sezonin e ri te Barcelona për pozitën e titullarit do të konkurrojë me Frankie De Jongun e Ajax, ndërsa Umtiti me mbrojtësin e ri, Jean-Clair Todibo./Lajmi.net/