Rakitic: Barcelona, ekipi më i mirë në botë

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic ka lavdëruar skuadrën e tij duke shprehur besimin se ata janë më të mirët në botë.

Sport

12/03/2015 16:40

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic beson se gjiganti katalan ka ekipin më të mirë në botë.

Skuadra e Luis Enriques në fundjavë mori kryesimin në La Ligë, duke shfrytëzuar humbjen e Real Madridit nga Athletic Bilbao.

Dhe, Rakitic ka vetëm lëvdata për skuadrën.

“Ne jemi ekipi më i mirë në botë. Kemi një presion pozitiv me të cilin duhet të merremi. Ne jetojmë dhe punojmë për të qenë më të mirët, dhe gjithmonë duam të jemi të tillë”, deklaroi Rakitic gjatë një konference për shtyp.

“Real Madrid? Ata nuk janë më të mirë se as më të këqij se sezonin e kaluar”, u shpreh ai.