Rakiq mohon se ka pranuar shkresë nga MAPL

Kryetari i  Mitrovicës veriore, Goran Rakiq ka thënë se edhe në periudhën e ardhshme do të përpiqet për paqe dhe ka ftuar përfaqësuesit politikë të shqiptarëve që të gjitha mosmarrëveshjet të zgjidhen në tryezën e bisedimeve, njofton TV Most.

Lajme

27/06/2014 00:03

Ai deklaroi se nuk ka pranuar kurrëfarë kërkese të Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal.

“Nuk kam marrë kurrfarë shkrese nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, për ndërrimin tim eventual nga posti i prefektit”, ka thënë Rakiq, dhe ka shtuar se nuk dëshiron të komentojë shkrimet në mediumet shqiptare që sot janë marrë me këtë temë.

“Dora ime edhe më tej mbetet e zgjatur për fqinjët shqiptarë dhe unë përpiqem për uljen e tensioneve, normalizimin e marrëdhënieve dhe krijimin e kushteve për normalizimin e plotë të marrëdhënieve”, ka thënë Rakiq, transmeton Koha.net.