Raketat e Ronaldos

Statistikat e Cristiano Ronaldos sa vijnë e bëhen më të jashtëzakonshme. Gati pas çdo ndeshjeje ai thyen ndonjë rekord. Me het-trikun e tij të shtunën në fitoren e Real Madridit ndaj Real Sociedadit 5:1, ylli portugez realizoi het-trikun e tij të 19-të në La Ligë. Ai ka barazuar legjendën e Valencias, Mundo dhe ka vetëm…

Sport

10/11/2013 12:20

Statistikat e Cristiano Ronaldos sa vijnë e bëhen më të jashtëzakonshme. Gati pas çdo ndeshjeje ai thyen ndonjë rekord.

Me het-trikun e tij të shtunën në fitoren e Real Madridit ndaj Real Sociedadit 5:1, ylli portugez realizoi het-trikun e tij të 19-të në La Ligë. Ai ka barazuar legjendën e Valencias, Mundo dhe ka vetëm dy më pak se ikonat e Realit, Zarra dhe Alfredo di Stefano.

Mirëpo, nuk është vetëm kjo. Ronaldo realizoi golin e 20-të nga goditja e lirë, një më tepër se specialisti brazilian Ronaldinho, si anëtar i Barcelonës. Nga këta 20, 14 erdhën në La Ligë. Në 20 vjetët e fundit, vetëm Ronaldinho dhe Roberto Carlos kanë bilanc më të mirë në këtë kategori.

“Ai shënon aq rregullisht dhe me lehtësi të jashtëzakonshme. Talenti i Cristianos është i mahnitshëm. Ai luan sikurse të vinte nga një tjetër botë”, deklaroi trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti.

Ronaldo ka realizuar 27 gola në 19 paraqitje për Realin dhe Portugalinë deri më tani gjatë këtij sezoni, përfshirë katër het-trika.