Raketa që u shpërthye në Merdare peshonte rreth 500 kilogramë

Mjeti shpërthyes që është gjetur sot në afërsi të pikës kufitare në Merdarë, e që u shpërthye në mënyrë të kontrolluar nga KFOR-i, ishte një raketë.

Lajme

08/12/2021 20:40

Raketa peshonte rreth 500 kilogramë dhe e kishte formën e një shigjete.

Në këtë aksion kanë asistuar edhe pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se lokacioni i mjetit shpërthyes ka qenë në distancë mbi një kilometër larg pikës kufitare, por që për shkak të sigurisë për një kohë të shkurtër është ndërprerë qarkullimi.

“Me datë 08.12.2021 rreth orës 17:30 në stacionin policor kufitar ( SPK-Merdare) nga pjesëtarë të KFOR-it është kërkuar ndalimi i përkohshëm i qarkullimit të personave dhe automjeteve, per arsye se janë duke e bërë shpërthimin në mënyrë të kontrolluar të një mjeti shpërthyes. Lokacioni i mjetit shpërthyes ka qenë në distancë mbi një kilometër larg pikës kufitare, por për shkaqe sigurie për një kohë të shkurtër është ndërprerë qarkullimi. Rreth orës 18:20 rruga është liruar për qarkullim normal, pa probleme”, ka thënë Daut Hoxha nga Policia e Kosovës.

YouTube player