Raiola: Pogba refuzon Realin, Bayernin dhe Barcelonën

Agjenti i Paul Pogbas Mino Raiola ka konfirmuar se klienti i tij është i gatshëm të refuzojë Bayernin, Realin dhe Barcelonën vetëm për të qëndruar te skuadra e Juventusit.

Sport

08/03/2015 12:35

Paul Pogba është i gatshëm të qëndrojë te Juve për një kohë të gjatë, pasi po përgatitet për të refuzuar Bayernin, Realin dhe Barcelonën.

“Ne kemi bërë një pakt me Juventusin. Paul nuk duhet të largohet”, tha Raiola për Tuttosport.

“Unë kam biseduar me presidentin Andrea Agnellin, drejtorin Pavel Nedved, Beppe Marottën dhe Fabio Paraticin, kështu ata të gjithë kanë pranuar. Skuadrës nuk i duhen paratë”.

“Ai po kërkohet nga shtatë skuadra dhe kjo është e qartë”.

“Skuadrat që mund ta përballojnë atë janë Reali, Barcelona, PSG, Bayern Munich, Manchester United, Manchester City dhe Chelsea”, përfundoi Raiola.