Raiola: Pogba mund të kthehet te Juventusi

E ardhmja e francezit Paul Pogba po vazhdon të jetë në dilema të mëdha, pasi që mesfushori ende nuk është i vendosur për të ardhmen e tij.

Sport

17/09/2021 17:47

28-vjeçari ka hyrë në vitin e tij të fundit të kontratës me Manchester United dhe mbetet i pavendosur për të ardhmen e tij.

PSG dhe Real vazhdojnë të mbajnë një sy për mesfushorin, gjersa këto ditët e fundit është raportuar se Pogba mund të rinovojë kontratën e tij me Manchester United.

Sidoqoftë, agjenti Mino Raiola ka theksuar se një mundësi rikthimi i Pogbas tek Juventusi është një mundësi, pasi që lojtari e do ende Torinon.

“Paul Pogba është jashtë kontratës në qershor, kështu që ne do të flasim me Man Utd dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë. Juventus? Paul ende e do Torino. Ka një shans që Pogba të kthehet në Juventus, po, por kjo varet edhe nga planet e Juventusit”, është shprehur Raiola. 

Francezi e ka nisur furishëm fillimin e edicionit të ri të Premier Ligës, duke regjistruar shtatë asistime pas katër xhirove të para, që i bie një mesatare të asistit çdo 49 minuta. /Lajmi.net