Raiola gjen klubin e ri për Donnarumman

Mino Raiola i ka ofruar shërbimet e portierit te Paris Saint-Germain.

Sport

17/04/2018 09:34

Gianluigi Donnarumma pritet të largohet nga Milan.

Portieri italian ka filluar të kërkohet nga disa prej klubeve më të mëdha në futbollin evropian.

Kurse, mediat italiane raportojnë se menaxheri i tij, Mino Raiola i ka ofruar shërbimet e portierit te Paris Saint-Germain.

Klubi i pasur francez është aktualisht favorit për blerjen e Donnarummas, gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

Milan thuhet se ka gjetur zëvendësimin e Donnarummas duke arritur marrëveshje për angazhimin e portierit Pepe Reina nga rivali i Serie A, Napoli. /Lajmi.net/