Raiola flet për të ardhmen e Ibrahimovicit

Ditët kalojnë dhe kurioziteti mbi të ardhmen e Zlatan Ibrahimovic sa vjen e shtohet, teksa duket se tashmë suedezi do të rikthehet në kampionatin italian, aty ku po negocion me Napolin, Milanin dhe Bolognën.

Sport

08/12/2019 12:11

Por për të shtuar edhe më shumë kuriozitetin ka menduar menaxheri i suedezit, Mino Raiola, që në një intervistë për mediat ka deklaruar se vendimi nuk është marrë akoma dhe se Ibra do të vendosë si njeri i lirë për të ardhmen e tij.

“Ne jemi njerëz të lirë dhe kemi ende kohë për të vendosur”, ka deklaruar Raiola.

“Nuk e dimë ende emrin e skuadrës së re. E sigurt është që Ibra do të rritë ndjeshëm interesin për kampionatin italian, përveçse do të ofrojë shumë edhe në fushën e lojës. Është akoma në formë të shkëlqyer dhe nuk e mendon tërheqjen”, ka shtuar ai.

Ibrahimovic edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e Serie A, ku ka veshur fanellat e Juventusit, Interit dhe Milanit./Lajmi.net/