Raiola fillon negociatat për transferimin e Donnarummas te gjiganti i Evropës (FOTO)
Mino Raiola ka filluar kontaktet e para me një klub të interesuar për transferimin e portierit të Milanit, Gianluigi Donnarumma.

Merkato
Gianluigi Donnarumma mund të largohet nga Milan.
Menaxheri i tij, Mino Raiola ka filluar kontaktet e para me Manchester Unitedin për transferimin e klientit të tij në Old Trafford, raporton “Calciomercato.com”.
David de Gea mund të largohet nga Manchester United për në Real Madrid, përcjell “lajmi.net”.
Andaj, “Red Devils” raportohet se janë të gatshëm të paguajnë 50 milionë euro për transferimin e Donnarummas në vend të De Geas. /Lajmi.net/