Raiola e paralajmëron Juventusin për super lojtarin

Mino Raiola i ka dhënë një lajm shokues Juventusit.

Merkato

26/03/2019 09:58

Mino Raiola e ka paralajmëruar Juventusin rreth të ardhmes së Moise Kean.

Agjenti italian i ka thënë ‘Zonjës së Vjetër’ se sulmuesi i talentuar duhet të luajë më shumë ose do largohet.

“Tani për tani ne jemi të vendosur, ai (Kean) duhet të luajë më shumë”, tha fillimisht Raiola, përcjell lajmi.net.

“Unë tentova ta transferoja atë te Milani në janar, por Juve nuk dëshiroi ta humbiste, unë dhe Leonardo bëmë gjithçka.”, ka shtuar më tej agjenti italian rreth të ardhmes së Moise Kean. /Lajmi.net/