Raiola e bën me skuadër të re De Ligtin

Matthijs de Ligt shumë shpejtë mund të finalizojë transferimin te PSG.

Sport

12/06/2019 19:44

Saga e madhe e këtij edicioni po shkon drejt fundit, me Paris Saint Germian që janë afër të mbyllin marrëveshjen me Ajax, për mbrojtësin Matthijs de Ligt.

Mbrojtësi 19 vjeçar pas paraqitjeve të mira me Ajax, ka ngjallë interesimin e shumë skuadrave, si Manchester United, Barcelona dhe Juventus.

Por, është PSG së fundi që ka marrë kryesimin e garës për të nënshkruar me De Ligt.

Agjenti i lojtarit, Mino Raiola, ka zbarkuar në Paris për t’u takuar me drejtuesit e kampionëve të Francës, dhe në orët e ardhshme mund të mbyll çështjen e transferimit./Lajmi.net/