Rahovecianët nuk gabojnë me asnjërin kandidat

Balotazhi për Rahovec tani është në garë në mes dy kandidatëve, Idriz Vehapit të PDK-së dhe Smajl Latifit të AAK-së. Dallimi në mes tyre është i papërfillshëm.

Opinion

27/11/2013 06:32

SERI EDITORIALESH QË NXJERRIN KANDIDATËT MË ADEKUATË PËR KRYETAR

[infobox style=’regular’ static=’1′]

Duke diskutuar dhe analizuar secilin kandidat, të kaluarën e tyre, premtime, performancën në debate, cilësinë e porosive dhe programit të tyre, një grup analistësh dhe gazetarësh kanë krahasuar ata dhe kanë nxjerrë kandidatin më adekuat.

Dëshirojmë të inkurajojmë opinion-formuesit që të diskutojnë haptazi performancën dhe të jenë më të guximshëm në kritikat apo lëvdatat e politikave dhe kandidatëve që proklamojnë ato, përkundër frikës se dikush mund të na akuzojë për anim.

Kemi ndërmarrë disa mënyra për të zvogëluar rrezikun e animit: përfshirje e gjerë të analistëve, shqyrtim të detajshëm të epërsive dhe dobësive të kandidatëve, votimi veç e veç për 10 kritere, dhe kërkimi i konsensusit përfundimtar se cili do të ishte kryetari më i mirë.

Emrat e analistëve dhe gazetarëve që ishin pjesë të këtij diskutimi do të publikohet në përmbyllje të kësaj serie të shkrimeve. Artikulli gjithashtu mund të gjendet në web faqen e Institutit D4D që koordinon këtë proces (

Vehapi ka marrë notë më pozitive për shkak të karrierës së tij politike edhe në nivel qendror, respektit të lartë, programit konkret, shkallës së arsimit, është profesor universitar në Fakultetin e Bujqësisë si dhe për përvojën si ministër. Ai u vlerësua negativisht për shkak të rastit Qeska – edhe pse ai nuk ishte drejtpërdrejtë i përfshirë, përgjegjësia bie mbi subjektin dhe kjo ndikon. Funksioni i ministrit gjithashtu është vlerësuar negativisht për shkak të akuzave se ka mbetur mjaft anonim si dhe për mungesën e mbështetjes për bujqësinë në komunë pikërisht gjatë atij mandati.

Të dy kandidatët ishin deputetë të Kuvendit për një mandat, edhe pse Latifi kishte mandatin nga radhët e LKÇK-së. Për një kohë, Latifi edhe ishte kryetar i këtij subjekti në nivel qendror. Në paraqitjet e tyre gjatë fushatës, të dy kandidatët kanë qenë konkretë dhe me synime pozitive për ta ndryshuar komunën e tyre.

Kjo mangësi e përcjell atë edhe tek mbrojtja e produkteve vendore në Rahovec, kur Qeveria ishte treguar e shurdhër dy vjet më parë. Kundërkandidati i tij, Latifi, ndërkaq konsiderohet i qëndrueshëm ndaj presioneve partiake, se ka autonomi brenda partisë pa dëmtuar raportet me lidershipin e subjektit. Madje ai është personi i cili brenda AAK-së në Rahovec e ka ndryshuar komplet kryesinë e degës me qëllim të konsolidimit të votave. Ramush Haradinaj së paku 4 herë gjatë fushatës zgjedhore, për rrethin e parë, e ka shoqëruar Latifin nëpër fushatë zgjedhore në fshatrat e Rahovecit për t’i dhënë mbështetje.

Ajo që është konsideruar si dobësi ndaj Latifit është Ligji për Hoçën e Madhe, të cilin ai ka tentuar ta pengojë përkundër këmbënguljes së qeverisë së vendit dhe faktorëve ndërkombëtarë që ai të miratohej. Për një pjesë të lexuesve ky element edhe mund të numërohet si kontribut pozitiv. Latifit i është parë për të madhe edhe kontraktimi pa mbulesë i projekteve komunale por edhe kjo është diç që ka filluar të shndërrohet në sindromë të shumicës së komunave.

Fokusi i të dy kandidatëve gjatë fushatës ka qenë konkret. Vehapi i PDK-së ka premtuar kanalizim, rrjet ujësjellësi për tërë komunën, sistem modern të ujitjes për tokat bujqësore, më shumë grante nga donatorët për zhvillimin e bujqësisë, ulje të taksave për bizneset, përkrahje për zhvillimin e agrobizneseve, hartimin e strategjisë për zhvillim ekonomik lokal, mjek pёr secilin fshat, infrastrukturё shëndetësore, mbёshtetje pёr turizёm, infrastrukturё shkollore dhe bursa, shpёrblime nё arsim, pёrkrahje dhe kushte pёr sport dhe kulturё etj. Në këtë pikëpamje, nuk ka dalluar në premtime as kandidati  i AAK-së, Smajl Latifi. Ai për mandatin e ardhshëm katërvjeçar të komunës ka pretuar se do t’i forcojë shёrbimet profesionale publike, zhvillojë bujqёsinë e ekonominë më të cilat do të afrojë më shumë punёsim, tërheqë biznese tё reja, forcojë ekonomitë familjare, zgjerojë sistemin e ujitjes sё tokave bujqёsore, rrisë kapacitetet prodhuese tё vreshtave, etj.

Ka mjaft vështirësi para balotazhit në lidhje me mundësitë e koalicioneve me subjektet e tjera të kandidatëve për të fituar mandatin. Çelësi i artë që do ja mundësonte fitoren ndonjërit kandidat është LDK me kusht që 22% sa ata i kanë fituar mund t’i binden porosive të udhëheqësve të tyre. Përveç qytetarëve të pavendosur, LDK mban në duar fatin se kush do të qeveris në katër vitet e ardhshme, sepse partia e katërt, VV ka vetëm 3.4% dhe nuk mund të ndikojë.

Në përgjithësi, kandidatët për kryetar të Rahovecit janë mjaft të përafërta dhe qytetari i pavendosur do ta ketë të vështirë të vendosë. Ata janë në një moshë, kanë pothuajse të njëjtin bagazh, me programe shumë të përafërta që i përshtaten rrethanave të Komunës së Rahovecit. Më e rëndësishmja, për dallim nga Prizreni ku asnjëri nga kandidatët nuk zgjon shpresë, qytetarët e Rahovecit kanë para vetës, zgjedhje më cilësore cilindo që ta zgjedhin.