Rahoveci i shkakton humbjen e parë Prishtinës, barazohet seria

Rahoveci i ka shkaktuar humbjen e parë Prishtinës këtë stinor, duke e fituar takimin e dytë të ‘play-off’ në Superligën e basketbollit të Kosovës.

Sport

05/05/2019 19:11

Rahovec, që shkruajti historinë e ekipit këtë edicion, arriti në mënyre sensacionale të rrëmbente fitoren në palestren ‘’Mizair Isma’’.

Ndeshja qysh në fillim u pa që do ishte interesante, ndërsa pjesë e parë përfundoi në favorin e mysafirëve me rezultat 41-43.

Por pjesa e dytë solli dominimin e ‘Vreshtarëve’, që e mbyllën çerekun e tretë me epërsi prej katër pikëve 68-64. Në fund, pavarësisht presionit të madh dhe mbrojtjes së çeliktë të Prishtinës, vendasit triumfuan 87-84, duke barazuar serinë e finaleve 1-1.

Më të dalluarit te Rahoveci ishin Frederick Richardson me 25 pikë, Deshon Minnis me 24 sosh, ndërsa përformancë magjike dhuroi Andrew Washington me double, double prej 11 pikëve dhe 13 kërcimeve.

Te Prishtina, Dardan Berisha kontribuoi me 26 pikë dhe Ahmet Bashir me 25 sosh.

Ndeshja e rradhës zhvillohet në mesjavë në kryeqytet. /Lajmi.net/