Rafa Nadal tërhiqet nga Paris Masters, kjo është arsyeja

Një dëmtim i pësuar gjatë ngrohjes së tij për ndeshjen e tij gjysmëfinale ka detyruar Rafael Nadal të tërhiqet nga turneu Paris Masters në Bercy.

Sport

03/11/2019 19:38

Ai ishte gati të përballej me Denis Shapovalov, i cili tani kalon në finale për t’u takuar me Novak Djokovic.

Kjo nuk ishte hera e parë që spanjolli ka pësuar probleme fizike në këtë turne, pasi gjithashtu duhej të tërhiqej në fazën e çerekfinales në dy raste të mëparshme.

Mbetet për t’u parë nëse ky lëndim do të përjashtojë Nadal për ATP Final apo Davis Cup, dy turne që luhen në nëntor. /Lajmi.net/