Radikalët serbë: Zëvendësi i Sheshelit në gjyq sepse dogji flamurin e shtetit të rremë-Kosovës

Kryetari i Partisë Radikale Serbe Vojisllav Sheshel do të dëshmojë nesër në Gjykatën e Lartë në Beograd në gjyqin që po mbahet kundër zëvendës kryetarit të kësaj partie Nemanja Saroviq.

Lajme

31/03/2015 11:38

Në një njoftim për mediat serbe, Partia Radikale Serbe ka njoftuar duke thënë se “Gjyqi ndaj Saroviqit po bëhet shkaku se ai kishte djegur flamujt e NATO-s, BE-së, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të shtetit të rremë të Kosovës”.

Zëvendëskryetari i radikalëve serbë javë më parë kishte thënë se nuk ndihet fajtor për djegien e flamujve të NATO-s, BE-së, SHBA-ve dhe Kosovës, gjatë protestës së mbajtur në nëntor të vitit 2012, me rastin e lirimit nga akuzat për krime lufte nga Gjykata e Hagës, të ish komandantit të UÇK-së dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, transmeton lajmi.net.

a

Saroviq duke shkuar në Gjykatën e Lartë të Beogradit, më 20 shkurt 2015

Ai para trupit gjykues kishte deklaruar se, “në përputhje me ligjet e Republikës së Serbisë nuk mund të akuzohet për simbolet e një shteti që nuk njihet dhe as që ekziston. Dhe unë dua të ju pyes juve nëse më akuzoni për djegien e këtij flamuri. Nëse po, atëherë ose duhet të ndryshohet Kushtetuta ose përndryshe ju bëheni përgjegjës për shkelje të aktit më të lartë juridik të shtetit, Kushtetutës”.

Ndërsa, pas kësaj kishte reaguar edhe Partia Radikale, ku thuhej se me ngritjen e këtyre akuzave, qeveria e aktuale në Serbi, po e pranon hapur se e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

“Sipas ligjeve serbe, nuk mund të më ndiqni penalisht mua për të djegie të flamujve të BE-së dhe NATO-s, e as për atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sepse ne nuk jemi anëtarë të tyre e as që do të jemi ndonjëherë”, kishte thënë Saroviq. (lajmi.net)