Radhimë, kapet peshkaqeni 1.5 metra i gjatë

Peshkaqeni kishte shkaktuar panik tek pushuesit.

Lajme

13/08/2019 14:56

Një peshkaqen pranë bregut në Radhimë, ka shkaktuar panik tek pushuesit mesditën e sotme.

Gjallesa detare, 1.5 metra i gjatë, ishte nxjerrë në bregdet nga peshkatarët, të cilët e kishin kapur së bashku me peshq të shumtë nga “gjahu” i tyre i përditshëm.

Peshkaqeni është vendosur në tavolinat e një lokali dhe ka mbledhur qytetarë të shumtë kureshtarë rreth e rrotull për të parë këtë krijesën të detit me përmasa të mëdha.