Radha për bukë në kampin gjerman

Edhe pse ka kaluar një orë nga orari i ngrënies së darkës në një kamp gjerman, azilkërkuesit janë vendosur në radhë për të marrë racionin e darkës.

Lajme

08/08/2015 19:17

Jemi në kampin gjerman në Unna Dortmund, dhe është orari i darkës për të gjithë azilkërkuesit e ardhur, mes të cilëve edhe shqiptarë.

Mëngjesi hahet në orën 06:30, dreka shërbehet në orën 12:00 ndërsa darka fillon të shërbehet në 18:00, por mesa shihet, zgjat shumë, pasi dhe numri i azilkërkuesve të strehuar në këtë kam është i madh. Për shtetasin L.T., nga Shqipëria, i kontaktuar nga “Shekulli Online”, ky është kampi i dytë në të cilin qëndron, pas transferimit nga i pari.

Ai tregon se kushtet e fjetjes janë më mirë, pasi fillimisht flinin në çadra, brenda një palestre shkolle, ndërsa tani, flenë në disa dhoma pushimi.

“Brenda tyre vetëm krevate ka, asgjë tjetër”, thotë L.T., për “Shekullin Online”, teksa është duke pritur në radhën për të marrë racionin e darkës.