Radari i kap deri me 191 km/h, e pësojnë keq 20 shoferë

Policia Rrugore e Shqipërisë ka vijuar me kontrollet në disa akse, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Lajme

18/01/2020 09:42

Sipas policisë, për 300 minuta kontroll me radar në këto akse rrugore deri u konstatuan 20 raste të shpejtësi tej normave të lejuara që varionin nga 141 km/h deri në 191 km/h.

20 drejtues mjetesh u dërguan ne OASH, por u parandaluan 20 aksidente.

Njoftimi i plotë:

Me Policinë Rrugore në rrugën interurbane Tiranë- Durrës-Tiranë

Kontrolle të pandërprera me Radar për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

191 km/h . E pa pranueshme kjo shpejtësi vrastare

Për 300 minuta kontroll me radar në këto akse rrugore deri në këto momente u konstatuan 20 raste të shpejtësi tej normave të lejuara që varionin nga 141 km/h deri në 191 km/h.

20 drejtues mjetesh u dërguan ne OASH, por u parandaluan 20 aksidente.

Shpejtësi pa asnjë urgjencë, pa asnjë shkak, shpejtësi që vret jetën, cenon rëndë sigurinë rrugore të përdoruesve të tjerë të rrugës, shpejtësi që në shumë raste fatkeqe patenta është dërguar pa të zotin pranë familjes. Radari dhe polici rrugor në këto raste ???

Drejtues mjetesh:

Stop shpejtësisë fluturuese para se aksidenti të ndalojë ju.

Gjithmonë kujto; qarkullojmë më ngadalë për të jetuar më gjatë.

Drejto automjetin duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugorë; dikush po pret në shtëpi.

Binduni policisë rrugore; ndiqni rregullat e trafikut për të shmangur aksidentet.

Jeta është e shtrenjte, mbrojeni atë.