Racizmi po ‘shkatërron’ futbollin – Ylli i Anglisë dëshiron pensionimin pas abuzimeve ndaj tij

Problemet me racizmin janë kthyer në një ‘kancer’ për futbollin.

Sport

06/04/2019 16:45

Probleme të mëdha me këtë fenomen janë shfaqur në Premierligën angleze, por edhe në ligat tjera evropiane, si dhe në futbollin me kombëtaret.

Lojtarët anglez si Raheem Sterling e Danny Rose, por edhe italiani Moise Kean janë të fundit që janë përballur me abuzime nga tifozëritë e ndryshme.

Një reagim së fundmi ka ardhur nga Danny Rose, të cilit duket se i ka ardhur në majë të hundës me fyerjet e tifozëve.

Lojtari është shprehur se mezi e pret pensionimin nga futbolli, dhe gjithë këtë dëshirë ka pas ngjarjeve të fundit.

“Më është bërë mjaftueshëm. Ndonjëherë mendoj se kam edhe pesë apo gjashtë vite në futboll dhe mezi pres që ato të përfundojnë” ka thënë Rose, transmeton lajmi.net.

“Duke parë se si gjërat po shkojnë në lojën e futbollit, mezi pres që kjo të mbaroj. Kështu ndihem. Politika dhe problemet e tjera në futboll më bëjnë që të pres me padurim pensionimin” ka shtuar tutje reprezentuesi i Anglisë.

Rose dhe Sterling ishin viktima të fyerjeve raciste në ndeshjen që Anglia e luajti kundër Malit të Zi, në Podgoricë, rast për të cilin ka intervenuar edhe UEFA. /Lajmi.net/