Racistët vizatojnë kryqin nazist në një xhami të Kopenhagës

Pas njoftimit nga drejtuesit e shoqatës dhe komunitetit, ka ndërhyrë policia daneze.

Bota

04/11/2014 21:44

Xhamia “Junus Emre” ndoshta nuk e ka pamjen e një xhamie tipike, sepse është pa minare dhe pa kupolë dhe vepron nën shenjën e Shoqatës Kulturore turke në Danimarkë.

Por, edhe si të tillë, tre persona të panjohur gjatë orëve të natës vizatuan kryqin nazist në muret e saj.

Pas njoftimit nga drejtuesit e shoqatës dhe komunitetit, ka ndërhyrë policia duke parë pamjet filmike të kamerave të sigurisë dhe ka arrestuar tre persona.

Kryetari i shoqatës Sherafetin Koçbaj (Şerafettin Koçbay) tha se “në orët e vona të natës në murin e xhamisë është vizatuar kryqi nazist dhe simboli i trekëmbëshit. Koçbaj gjithashtu theksoi se janë informuar që “policia ka arrestuar personat e dyshuar dhe kanë kërkuar që të mbyllet çështja”.

Edhe Drejtuesi i shoqatës, Mehmet Jëllmaz (Mehmet Yılmaz) njofton se më parë nuk kanë ndodhur sulme të tilla gjatë 34 viteve, përveç një rasti kur është lënë një shishe e shkruar dhe në muajt e verës, kur policia kishte kryer kontroll për një çështje tjetër.

Kjo është hera e parë e këtij lloji sulmi, thekson Jëllmaz, ndërsa shtoi se xhamia nuk ka asnjë aktivitet.