Rabiot te gjiganti i Premierligës
Manchester United janë skuadra e fundit që kanë shfaqur interesimin për mesfushorin e PSG-së, Adrien Rabiot.
Sport
Mesfushori francez, është në qendër të spekulimeve në tregun e transferimeve, pasi do të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit.
Arsenal, Barcelona, Chelsea dhe Tottenham janë prej kohësh të përfshira në transferimin e Rabiot, por kjo garë do të bëhet edhe më e ashpër më përfshirjen e Manchester United.
‘The Sun’ shkruan se ‘Djajtë e Kuq’ e shohin si mundësi të mirë përforcimin e skuadrës me Rabiot, të cilin do të mund ta transferojnë falas, përcjell ‘lajmi.net’.
Rabiot 23 vjeçar, ka regjistruar 150 paraqitje për PSG, duke shënuar 13 gola./Lajmi.net/