Qytetet e SHBA-së në orë policore për shkak të protestave për vrasjen e Floyd

Në SHBA është urdhëruar orë policore si përpjekje për të ndalur përplasjet e dhunshme në mes protestuesve dhe policisë për shkak të vrasjes së George Floyd.

Bota

31/05/2020 09:50

Protesta gjithëpërfshirëse janë duke ndodhur nëpër disa qytete, me policinë kundër kryengritjeve që kanë përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome pasi që veturat e tyre u dogjën në disa qytete, raporton BBC.

Protestuesit në Chicago i gjuajtën policët me gurë, të cilët u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe me dhjetëra njerëz u arrestuan.

Policia në Los Angelos gjuajti me plumba gome për të shpërndarë turmën e cila gjuajti me shishe dhe i dogji veturat e policisë. Më vonë u panë imazhe të njerëzve përmbi veturat e dëmtuara. Për natën e dytë rresht turmat u mblodhën para Shtëpisë së Bardhë në Washington D.C.

Në Atlanta, Georgia, ndërtesat u vandalizuan të premten dhe për të mbrojtur pronat dhe njerëzit u shpall gjendje emergjente në disa zona.

Me mijëra njerëz marshuan përgjatë rrugëve të Minneapolis, New York, Miami, Atlanta dhe Philadelphia.

Tashmë janë vendosur orë policore gjatë natës në Minneapolis, Atlanta, Los Angelos, Philadelphia, Portland, Louisville, si dhe qytete tjera.

Ndryshe, Folyd, një afro-amerikan 46 vjeçar, u vra derisa ishte duke u arrestuar në Minneapolis të hënën e kaluar. Ish-polici Derek Chauvin, 44 vjeç dhe i bardhë, është akuzuar për vrasjen e tij dhe do të del para gjyqit të hënën.

Në një video e cila u publikua në rrjetet sociale, shihet se si Chauvin po gjunjëzohej në qafën e Floydit për disa minuta, ndërsa Floyd përsëritë disa herë se nuk mund të marrë frymë. /Lajmi.net/