Qytete të lashta të fundosura në ujë (Foto)

Të fundosur në det nga tërmetet dhe dukuritë e tjera natyrore, më poshtë mund t’i shihni qytetet e lashta dhe bashkëkohore që qëndrojnë nën ujë.

Fun

05/05/2015 13:07

Çdo pjesë e zhytur është një rikujtim se sa i fuqishëm një qytet apo mbretëri mund të jetë, të cilët nuk kanë asnjë pushtet mbi forcën e natyrës.

Qyteti Lion, Kinë
Снимок-экрана-2015-01-23-в-0.05.12Снимок-экрана-2015-01-23-в-0.03.23
Qyteti Lion ishte ndërtuar gjatë kohës së Dinastisë Han, që tani qëndron në fund të liqenit i ruajtur për më shumë se 53 vjet. Qyteti ka pesë porta dhe pesë kulla, dhe është i madh sa 62 fusha futbolli. Qyteti ishte përmbytur qëllimisht në vitin 1950 për krijimin e një dige. Tani ky qytet është një destinacion i njohur për zhytje, transmeton Lajmi.net.

Kambanorja e Curon Venosta-së, Itali
Снимок-экрана-2015-01-22-в-23.35.09
I gjithë qyteti është humbur nën Lago di Resia. Fshati i Curon Venosta-së ishte përmbytur pas Luftës së Dytë Botërore, ku zyrtarët vendosën për të krijuar një digë hidroelektrike. Kulla e ziles, e cila është ndërtuar në shekullin 14, u la e paprekur si një kujtim, dhe mund të arrihet në këmbë gjatë dimrit kur liqeni është i ngrirë.

Potosi, Venezuelë
Снимок-экрана-2015-01-22-в-23.38.28
Potosi ishte braktisur në vitin 1985, për t’u mbushur me ujë për digë hidroelektrike. Për 20 vjet, ai ishte pothuajse i padukshëm, por gjatë vitit 2010, ujërat filluan të ulen dhe qyteti u rishfaq ngadalë. Kisha gotike duket shumë më e vjetër se që është për shkak të korrozionit të ujit, transmeton Lajmi.net.

Jal Mahal, Jaipur, Indi
Снимок-экрана-2015-01-22-в-23.45.40Снимок-экрана-2015-01-22-в-23.45.47
Pallati i Ujit në Jaipur, Indi, gjendet në qendër të liqenit Man Sagar. Data e ndërtimit është e panjohur, por besohet se është 300 vjet i vjetër dhe ishte krijuar para se aty të bëhej liqen, ku më pas kohët e fundit u restaurua dhe tani është i hapur për vizitorët.

Villa Epecuen, Buenos Aires, Argjentinë
Снимок-экрана-2015-01-22-в-23.52.08Снимок-экрана-2015-01-22-в-23.52.15
Fshat turistik përgjatë bregut të Lago Epecuen në Argjentinë. Pas shumë reshjeve të jashtëzakonshme gjatë disa viteve, uji përmbyti fshatin në vitin 1985. Uji filloi të zhdukej vetëm nga viti 2009. Tani ka rrënoja të qindra shtëpive dhe rreth 300 bizneseve së bashku me korniza të krevateve dhe trungje të pemëve të vdekura.

Fshatrat e humbur të Ontarios, Kanadë
Снимок-экрана-2015-01-22-в-23.56.57
Dhjetë komunitete në provincën kanadeze të Ontarios janë nën ujë pas krijimit të rrugëkalimit ujor të Shën Lorencit në vitin 1958. Zhytësit mund të ndjekin rrugët e vjetra dhe trotuaret e qyteteve, dhe në disa zona, ndërtimet mund të shihen nga sipërfaqja e ujit, transmeton Lajmi.net.

Petrolandia, Brazil
Снимок-экрана-2015-01-23-в-0.00.35
Një tjetër kishë kjo e fundosur në ujë, ku gjysma e saj mbetet e dukshme mbi ujë.