Qytetari shqiptar: Na tregoni se çka ndodhi në Kumanovë (Video)

Një video e publikuar në rrjetet sociale, shfaq se si një shqiptar nga Kumanova flet për bashkëjetesën me maqedonasit. Ai kërkon nga krerët shtetëror të Maqedonisë që të tregojnë se çfarë realisht ka ndodhur në qytetin e tij, në Kumanovë.

Lajme

10/05/2015 17:19

“Duhet të pyesni Qeverinë se çfarë ka ndodhur. Nuk kam asnjë qëllim të keq, kemi një bashkëjetesë të mirë me maqedonasit”, tha ai.

“Thërrisni Gruevskin e Jankulovskan, çfarë është fjala terrorist? Ata duhet të përballen me drejtësinë”, shtoi ai, transmetojnë mediat në Maqedoni.

“Njerëzit këtu janë të uritur, nuk kemi bukë për të ngrënë. Jam paqësor dhe nuk dua të dëgjoj të shtëna”, tha tutje ky qytetarë shqiptar.

Teksa flet ky qytetar shqiptar, një person, i cili deklarohet se është maqedonas,ndan po të njëjtin medin me të. Ai madje e përqafon qytetarin shqiptar.

“Unë jam maqedonas dhe ky njeri ka folur shumë drejtë. Bravo”, citohet maqedonasi teksa e përqafon shqiptarin.