Qytetari në Obiliq ankohet në polici se i është vjedhur pushka për të cilën nuk kishte leje për mbajtje, prokurori inicion lëndë ndaj tij
Një qytetar nga fshati Babimoc i Obiliqit është ankuar në polici se i është vjedhur pushka e gjuetisë. Por, ankuesi nuk kishte leje për këtë pushkë, prandaj ndaj tij me urdhër të prokurorit është iniciuar lëndë, shkruan lajmi.net Në raportin e policisë thuhet se ankuesi është liruar në procedurë të rregulltë. Raporti i plotë: Fsh.…

Lajme
Një qytetar nga fshati Babimoc i Obiliqit është ankuar në polici se i është vjedhur pushka e gjuetisë.
Por, ankuesi nuk kishte leje për këtë pushkë, prandaj ndaj tij me urdhër të prokurorit është iniciuar lëndë, shkruan lajmi.net
Në raportin e policisë thuhet se ankuesi është liruar në procedurë të rregulltë.
Raporti i plotë:
- Fsh. Babimoc, Obiliq / 21.05.2025 – 22:00. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar me urdhër të prokurorit është inicuar lënda e rastit për shkak se i njëjti kishte raportuar se i ishte vjedhur një pushkë gjuetie për të cilën nuk kishte poseduar leje për mbajte. Pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /lajmi.net/