Qytetarët: Vendosja e simboleve, për interesa politike

Vendosjen e simboleve etnike dhe fetare në periudha parazgjedhore, qytetarët në Maqedoni, e konsiderojnë marketing politik.

Lajme

28/02/2016 17:53

Ata kërkojnë nga pushtetarët më shumë të koncentrohen në hapjen e vendeve të punës dhe përmirësimin e ekonomisë së vendit. Ndërkohë, shprehen se nuk do të lejojnë që dikush t’i prish raportet ndëretnike në këto lagje të banuara me popullatë të përzier etnike.

Qytetarët janë shprehur të zhgënjyer me pushtetarët, duke thënë se nuk po bëjnë asgjë për popull, por vetëm për vete.

“Para zgjedhjeve kjo bëhet që të tregojnë se janë duke bërë diçka. Se nuk janë tu bë asgjë, për popull nuk janë duke bërë asgjë , krejt për vete , shiheni varfërinë njerëzit pa punë ecin lartë poshtë s’kanë as bukë të hanë . Ato shikojnë vetëm fotelet e veta”, ka thënë një qytetar për Alsat.

“Ata i komandon zoti Gruevski se çfarë të bëjnë, pastaj i fusin popullatën të rrihen mes vete. Ata e përçajnë popullin, populli rrinë mirë, ata i përçajnë. S’janë të arsyeshme këto gjëra. Ata e dinë por çdonjëri punon si ju konvenon që ta shpëtojnë veten e tyre. Gruevski , Ahmeti dhe Thaçi janë bërë bashkë”, është shprehur një qytetar tjetër.

Qytetarët në Maqedoni thonë se krejt kjo është bërë për politikë, që sipa s tyre, është punë e BDI-së dhe Gruevskit.

“Tash jemi para zgjedhjeve dhe kjo është marrëveshja mes BDI-së dhe VMRO-së. Qytetarët kanë nevojë për punësim. Prioritet është punësimi jo simbolet , simbolet vetëm harxhime bëjnë”, ka thënë një qytetar.

Sipas tyre qytetarëve të anketuar, populli duhet të jetë i kuptueshëm dhe të qëndrojë e punojë së bashku.

Ata konsiderojnë se veprime të tilla po bëhen për të fituar poenë politikë, partitë që janë në pushtet.

Qytetarët e anketuar u shprehen të vetëdijshëm se nuk do të bien pre e skenarëve të përgatitura nga pushteti./KosovaPress/.