Qytetarët revoltohen para Kuvendit, thonë se nuk e njohin qeverinë Hoti

Po vazhdon protesta e qytetarëve para Kuvendit të Kosovës.

Lajme

03/06/2020 13:26

Edhe qytetarë të tjerë janë grumbulluar para Kuvendit me të marrë vesh se qeveria Hoti është votuar nga deputetët, shkruan lajmi.net.

Pak minuta më parë, ka pasur edhe momente tensioni teksa një grup qytetarësh kanë tentuar të hyjnë në objektin e Kuvendit.

Mirëpo, aty ka forca të shtuara të Policisë së Kosovës të cilët po përkujdesen për çdo eventualitet. /Lajmi.net/