Qytetarët në Rumani votojnë në zgjedhjet presidenciale

Miliona qytetarë në Rumani po votojnë sot në zgjedhjet presidenciale, të cilat pritet të forcojnë pozitën e Partisë Kombëtare Liberale, që aktualisht në pushtet, duke rikthyer në Presidencë, ish-liderin e kësaj partie, politikanin pro-Bashkimit Evropian, Klaus Iohannis.

Bota

10/11/2019 13:40

Byrja Qendrore Zgjedhore tha se 2,9 milionë qytetarë kanë të drejtë vote në këto zgjedhje.

Në zgjedhjet presidenciale garojnë 14 kandidatë, në mesin e të cilëve është edhe ish-kryeministrja Viorica Dancila nga Partia Socialdemokrate.

Sondazhet sugjerojnë se Iohannis do të fitojë 40 për qind të votave – rreth dyfish më shumë sesa rivali kryesor i tij në zgjedhje – por, këto vota nuk do të jenë të mjaftueshme që ai të fitojë garën në raundin e parë.

Nëse asnjëri nga kandidatët për president nuk fiton 50 për qind të votave, raundi i balotazhit do të mbahet më 24 nëntor./rel