Qytetarët me krenari tregojnë se nuk duan të vaksinohen, të tjerët përgjërojnë ta bëjnë këtë

26 viktima e 1 mijë e 383 raste me Covid-19 janë shënuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, derisa numri total i rasteve aktive është 26 mije e 886, shkruan lajmi.net.

Lajme

31/08/2021 20:04

Por, kjo situatë alarmante me pandeminë prapë nuk po arrin t’i bindë një pjesë të qytetarëve të Kosovës që të marrin njërën nga vaksinat kundër Covid-19.

Disa prej tyre nuk pranojnë që të vaksinohen vetëm se duan kështu, ndërsa disa edhe për shkak të teorive konspirative.

Lajmi.net ka pyetur qytetarët në lidhje me vaksinimin kundër Covid-19 dhe disa prej tyre janë shprehur kategorikisht kundër, derisa të tjetër kanë bërë thirrje që të gjithë të bëhen pjesë e procesit të vaksinimit, në mënyrë që të fitohet lufta me këtë pandemi.

“ Nuk dua të vaksinohem, sëmundjet kanë ekzistuar gjithmonë”, ka thënë një qytetare për lajmi.net.

Ndërsa, një qytetarëtjetër, përveç refuzimit të vaksinimit, nuk e arsyeton as mbajtjen e maskës.

“Unë nuk e kam virusin edhe nuk vaksinohem sepse e kam imunitetin e fortë. Maskën nuk e mbaj sepse nuk e kam virusin”, është shprehur ai.

Më poshtë shihni përgjigjet e qytetarëve në lidhje me procesin e vaksinimit: