Qytetarët Kocin e duan në politikë – Avokati fiton bastin prej 10 mijë pëlqimesh

Avokati Arianit Koci duket se e ka fituar tashmë “referendumin” e rrjeteve sociale, pasi postimi i tij ku vendosi bastin publik për 10.000 pëlqime ka kaluar pragun, duke e kthyer një shaka të natës vonë në një debat serioz të ditës së sotme: a do ta mbajë premtimin dhe do të hyjë në politikë? Në…

Lajme

07/12/2025 13:07

Avokati Arianit Koci duket se e ka fituar tashmë “referendumin” e rrjeteve sociale, pasi postimi i tij ku vendosi bastin publik për 10.000 pëlqime ka kaluar pragun, duke e kthyer një shaka të natës vonë në një debat serioz të ditës së sotme: a do ta mbajë premtimin dhe do të hyjë në politikë?

Në statusin e tij, Koci kishte hedhur një ide: nëse arrin 10.000 like deri në mëngjes, futet në politikë dhe e merr detyrën “ku t’ia japë shumica”; në të kundërt, rri i qetë në komoditetin e profesionit.

Postimi:
Nëse i bëj 10.000 like deri në mëngjes hy në politikë, kudo qe ma jep shumica detyrën.

Në të kundërtën, jam shumë mirë e rahat!

P.S.

Qëllimisht po e bëj postimin pas orës 12.00, të natës. Ka më pak qarkullim.

Në anën tjetër, plotësisht e kuptoj votuesin nëse nuk ka nevojë për mua.