Qytetarët flenë rahat vetëm me PDK-në

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Zenun Pajaziti, deklaratat e djeshme të kreut të LDK-së, Isa Mustafa i ka parë si presion të drejtpërdrejt karshi Gjykatës Kushtetuese.

Lajme

11/08/2014 09:22

 “Kjo deklaratë nuk është vetëm e ngutshme, por është edhe presion mbi Gjykatën Kushtetuese. Madje është presion i drejtpërdrejtë, sepse është thënë disa herë se në kohë kur pritet një vendim i institucioneve të drejtësisë, në këtë rast i Gjykatës Kushtetuese, të ketë sa më pak prononcime politike dhe aq më tepër prononcime të tilla”.

Paraziti, duke folur për “Epoka e Re”, ka thënë se qytetarët e Kosovës do të flenë “rahat” vetëm kur vendi të qeveriset nga PDK-ja.

“Në rend të parë qytetarët e Kosovës presin të sqarohen juridikisht rrethanat e krijuara rezultat i atyre që i kanë humbur zgjedhjet. Pra, qytetarët të paktën tani presin një rezultat nga institucionet e drejtësisë, pastaj presin formimin e qeverisë të udhëhequr nga PDK, si fituese e zgjedhjeve të fundit”.

“Qytetarët do të flenë rehat vetëm kur të jenë të bindur se do të respektohet ligji dhe Kushtetuta si dhe kur vendi të udhëhiqet nga ata për të cilët më shumicë kanë votuar”, ka thënë Pajaziti.