Qytetarët e Podujevës të rrezikuar nga qentë endacak

Prania e madhe e qenve endacakë në rrugët e Podujevës po i shqetëson banorët, të cilët rrezikohen përditë. Rreziku më i madh mund të vije edhe nga kafshimi që mund të bartë sëmundje, pasi këta qenë qëndrojnë afër deponive të bërllokut.

Lajme

08/12/2016 08:00

Qentë endacak  nuk kanë pronar, vendstrehim të përhershëm. Ata sillen rrugëve. Mund të jenë edhe rrezik i drejtpërdrejtë i shëndetit të njeriut dhe jetës së tyre, pasi që në mungesë të ushqimit , kushteve të këqija të jetesës, mund  të shndërrohen në bartës edhe të sëmundjeve të ndryshme që përbëjnë rrezik për jetën e njerëzve.

Lajmi.net posedon disa fotografi të cilat janë marrë në qendër të qytetit të Podujevës, ku shihet një numër i madh i qenve endacak.

Siç duket, në mungesë të hapësirave për mbajtjen dhe strehimin e këtyre qenve, ata bredhin rrugëve të qytetit gjatë gjithë kohës, edhe pse për njerëzit vazhdon të jetë rrezik. /Lajmi.net