“Qysh ka ble kryetari i LDK-së shtëpi në lagjen Marigona”, “tash zgjedhjet e gjete me tregu”: Kica-Xhelili ‘gozhdohet’ me komente teksa flet për çmimet tavan
Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, është përballur me një grumbull reagimesh në Facebook, pasi ka kritikuar iniciativën e Qeverisë për vendosjen e çmimeve tavan, duke e cilësuar atë si “propagandë të VV-së” dhe duke theksuar se LDK-ja kishte ofruar “plot alternativa tjera” që, sipas saj, nuk janë marrë parasysh. Në postimin…
Lajme
Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, është përballur me një grumbull reagimesh në Facebook, pasi ka kritikuar iniciativën e Qeverisë për vendosjen e çmimeve tavan, duke e cilësuar atë si “propagandë të VV-së” dhe duke theksuar se LDK-ja kishte ofruar “plot alternativa tjera” që, sipas saj, nuk janë marrë parasysh.
Në postimin e saj, Kica-Xhelili shkruante se edhe vetë masa që ka synuar të ndërmarrë Qeveria “ka mundur të bëhet pa shkelur Kushtetutën”, raporton lajmi.net
“Propaganda e VV & E vërteta: LDK ka sugjeruar plot alternativa tjera kundrejt kësaj ideje, e megjithatë asnjëra nuk është marrë parasysh. Por edhe KJO që VV ka “synuar t’a bëjë”, ka mundur të bëhet pa e shkelur Kushtetutën”, theksoi ajo.
Por deklaratat e saj nxitën kundërpërgjigje të shumta nga qytetarët në rrjetet sociale. Disa komentues e kritikuan për qëndrimin e saj, ndërsa të tjerë e krahasuan situatën e çmimeve me vendet e Evropës.
Ndër komentet më interesante ishte ai i një qytetari që e pyeti kanidaten për deputete se “si ka mundur kryetari i LDK-së të blejë shtëpi në lagjen Marigona si kryetar i opozitës dhe 42-vjeçar”.
Kica-Xhelili u përgjigj duke thënë se politikanët kanë pasur shtëpi para se të hynin në politikë.
“Pyete ti. Sepse unë e di. Për dallim nga njerëz të tjerë që kanë hyrë në politikë pa kurrfarë përvoje pune, ne kemi pasur pozita, punë dhe shtëpi pa hyrë fare në politikë. Ka pasë njerëz punëtorë Kosova edhe pa politikë – për ju që e jetoni një realitet tjetër”, shkroi ajo.
Një komentues tjetër e akuzoi për mungesë transparence, duke i thënë: “Ku ke qenë më herët që s’i ke treguar? Tash zgjedhjet e egjete me tregu!”.
Kica-Xhelili reagoi sërish ku tha se vazhdimisht kanë treguar për çmimet tavan por që qytetarët nuk e kanë pranuar realitetin.
“Kemi treguar vazhdimisht, por jo të gjithë e kanë pranuar realitetin”, ka përfunduar ajo./Lajmi.net/