QUINT: Lufta kundër ekstremizmit kërkon angazhimin e të gjitha segmenteve të shoqërisë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar, ndryshe të njohura si vendet e QUINT-it, kanë mirëpritur aksionin e fundit të Policisë së Kosovës në kapjen e të dyshuarve për terrorizëm, dhe kërkojnë vigjilencë të vazhdueshme ndaj kërcënimit nga ekstremizmi i dhunshëm.

Lajme
“Lufta kundër përhapjes së ideologjive ekstremiste kërkon angazhimin e të gjitha segmenteve të shoqërisë së Kosovës, si dhe bashkëpunim të fuqishëm ndërkombëtar”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të ambasadave të këtyre vendeve në Kosovë.
“Ne jemi të përkushtuar të punojmë me autoritetet e Kosovës gjersa ato i ushtrojnë përgjegjësitë e tyre për të garantuar sigurinë publike brenda sundimit të ligjit”.
“Apelojmë te të gjitha institucionet relevante të Kosovës që të zgjerojnë mjetet ligjore në dispozicion në mënyrë që të luftohen sfidat e tilla të sigurisë”, thuhet në këtë deklaratë.