QUINT-i: Autoritetet kosovare të zmbrapsen menjëherë

Shtetet anëtare të QUINT-it kanë dalë me një deklaratë të përbashkët. Ata kanë kërkuar zmbrapsjen e menjëhershme të autoriteteve kosovare, përcjell lajmi.net. Franca, Italia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dënuar vendimin e qeverisë për hyrje me detyrim, pavarësisht thirrjes për përmbajtje. Veç kësaj, ata kanë thënë se autoritetet duhet…

Lajme

26/05/2023 21:19

Shtetet anëtare të QUINT-it kanë dalë me një deklaratë të përbashkët.

Ata kanë kërkuar zmbrapsjen e menjëhershme të autoriteteve kosovare, përcjell lajmi.net.

Franca, Italia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dënuar vendimin e qeverisë për hyrje me detyrim, pavarësisht thirrjes për përmbajtje.

Veç kësaj, ata kanë thënë se autoritetet duhet të koordinohen ngushtë me EULEX-in dhe KFOR-in.

“Ne dënojmë vendimin e Kosovës që të detyrojnë hyrjen në objektet komunale në veri të Kosovës, pavarësisht thirrjes sonë për përmbajtje. U bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që të zmbrapsen menjëherë dhe të depërshkallëzojnë e të koordinohen ngushtë me EULEX-in dhe KFOR-in”, thuhet në reagimin e QUINT-it.