Quentin Tarantino tregon dy filmat e preferuar nga dekada e kaluar

Quentin Tarantino konsiderohet si një nga regjisorët më të suksesshëm të ‘Hollywood’-it.

ShowBiz

31/05/2020 16:36

Regjisori i mirënjohur ka ndarë edhe një herë mendimet e tij në mediumin ku jeton dhe merr frymë, duke zbuluar dy filmat e tij të preferuar nga viti 2010, shkruan gamesradar, transmeton lajmi.net.

Tarantino i tha Premiere Magazine Franceze (përmes Collider) se “The Social Network” është zgjedhja e tij për filmin më të mirë të vitit 2010. Për fat të keq, ai nuk arriti të tregoi përse e vlerëson kaq lartë këtë projekt.

“The Social Network numri 1 sepse është më i miri, kjo është gjithçka! Ajo shtyp të gjithë konkurrencën”, thotë Tarantino.

Ndërkohë, filmi tjetër i preferuar i tij është “Dunkirk” nga Christopher Nolan.

“Herën e parë që e pashë, nuk e di se çfarë mendoja për herë të parë. Unë thjesht u habita me spektaklin e tij … Nuk munda deri në herën e tretë të fokusohem në historinë e filmit, pasi spektakli na kishte ‘verbëruar’ thotë Quentin duke shtuar se ky film u rendit nga pozita e shtatë në të dytën për të. /Lajmi.net/