Quentin Tarantino do të tërhiqet nga drejtimi i filmave

Quentin Tarantino mund të paketojë karrigen e regjisorit së shpejti, pasi ai tha se është gati të dalë në pension.

ShowBiz

03/07/2019 23:27

56 vjeçari së fundmi ka qenë duke punuar në “Once Upon A Time In Hollywood” me yjet si Brad Pitt, Margot Robbie dhe Leonardo DiCaprio, por mund të jetë projekti i tij i fundit.

Në një intervistë të fundit, regjisori shpjegoi se ai ‘arriti në fund të rrugës’ kur bëhet fjalë për krijimin e filmave më të njohur në Hollivud.

“Unë mendoj se kur është fjala për filma teatrale, unë kam arritur në fund të rrugës. Unë shoh veten duke shkruar libra kështu që unë ende jam kreativ. Unë vetëm mendoj se kam dhënë gjithçka në film”, tha ai, transmeton Klan Kosova.