Quartararo: Yamaha mund të ketë motoçikletën më të mirë, i duhet vetëm pak më shumë fuqi

Fabio Quartararo beson se edhe vitin tjetër mund të garojë për titullin e kampionit, me skuadrën e tij aktuale.

Sport

06/12/2021 22:11

Quartararo bëri historinë në vitin 2021 kur bëhej piloti i parë francez që fiton titullin e kampionit në Moto GP.

Kjo fitore e Quartararo ndaloi edhe ‘agjerimin’ e Yamaha që nuk fitonte që nga viti 2015 me Jorge Lorenzo.

Francezi identifikon një problem që nëse riparohet, mund ta bëjë motoçikletën e Yamaha më të mirën në botë.

“Nuk e di, nuk kam provuar akoma Ducati dhe Honda”, ka thënë Quartararo, përcjell lajmi.net. “Për mua funksionon mirë, jemi kampionë bote”, shtoi ai.

“Por, e dimë. Gjithkush e di se ku duhet të përmirësohemi. Kuajt-fuqi. Mendoj se Yamaha e di ku jemi. Por, jemi kampionë bote”, ishin fjalët e pilotit francez.

Quartararo vitin tjetër do të ketë punë më të vështirë, pasi Marc Marquez pritet ta lë pas dëmtimin. /Lajmi.net/