Quaresma: Interi klub i paorganizuar

Ricardo Quaresma është shprazur në Interin, pas aventurës zhgënjyese që e pati tek Nerazzurrët, kur u ble në vitin 2010. Mesfushori portugez e ka konsideruar klubin italian si të paorganizuar dhe të udhëhiqet nga njerëz jo korrekt. “Interi është një klub i vështirë, nuk menaxhohet në mënyrë të organizuar sikur Porto. Disa persona në klub…

Sport

13/03/2014 09:30

Ricardo Quaresma është shprazur në Interin, pas aventurës zhgënjyese që e pati tek Nerazzurrët, kur u ble në vitin 2010.

Mesfushori portugez e ka konsideruar klubin italian si të paorganizuar dhe të udhëhiqet nga njerëz jo korrekt.

“Interi është një klub i vështirë, nuk menaxhohet në mënyrë të organizuar sikur Porto. Disa persona në klub kanë qenë jo korrektë me mua. Nuk po flas për bashkëlojtarët, të cilët ishin gjentilë, por secili mendonte për veten. Askush nuk më ka dhënë mbështetje”, u ankua ish futbollisti i Portos për të përditshmen italiane, La Gazzetta dello Sport.

“Një futbollist që është mësuar të luajë në Porto, me presionin që ekziston në këtë klub dhe me këta tifozë, është i gatshëm të përballet me çfarëdo presioni. Kanë qenë probleme brenda klubit. Por, tash bën pjesë e së kaluarës”, vazhdoi ai.

Mesfushori ofanziv nuk e ka kursyer as mentorin e tij, Jose Mourinho, i cili ia kishte shuar shpresat që të vazhdonte të luante në Inter.

“E kam bërë punën time, por nëse Mourinho më ka dashur dhe që kanë shpenzuar shumë para për mua, është dashur të më jepte më shumë mbështetje dhe mundësi për të shkëlqyer. Jam trajtuar keq dhe nuk e kam pasur rastin e duhur. Kam kaluar nëpër situata të këqija në Inter, por as që dua të flas më shumë”, përfundoi Quaresma.