Të Infektuar: 3703

Të Shëruar: 1946

Të Vdekur: 79

QNR përjashton vëzhguesin e Nismës pasi dyshohet se kërcënoi zyrtarët

22:37 | 16 Nentor 2019

Qendra e Numërimit dhe e Rezultateve ka përjashtuar nga procesi i vëzhgimit Behar Amerllahun nga Nisma pasi ky kishte fyer dhe kërcënuar zyrtarët e këtij institucioni.

Burimet e Klan Kosovës thonë se Amerllahu përdori fjalë fyese dhe kërcënuese pas kontestimit të vlefshmërisë së një fletëvotimi me një nga zyrtarët.

Sipas burimit ky i fundit ka thënë se ka respektuar vendimin e PZAP-së në lidhje me këtë çështje.

Për këto sjellje, thyerjes së kodit të mirësjelljes dhe kërëcënimit në bazë të rregullativës atij i është ndaluar hyrja në QNR.

QNR ka kërkuar nga Nisma që vëzhguesi të zëvendësohet.