QKUK nuk po lëshon certifikata mjekësore

QKUK që prej fundit të muajit shkurt nuk ka lëshuar cerfikikata mjekësore. Zëdhënësi i këtij institucioni, Shpend Fazliu thotë se kjo gjë po ndodh për shkak të mungesës së mjekut familjar.

Lajme

20/03/2014 08:46

Nëse dëshironi që të merrni certifikatë mjekësore për të aplikuar për leje për armë, këtë dokument nuk do të mund ta merrni në QKUK.

Zëdhënësi i QKUK’së, ka thënë për “Tribuna” se kjo certifikatë nuk po lëshohet pasi po mungojnë mjekët familjar.

“Deri në fund të shkurtit këto leje janë lëshuar. Mirëpo në mungesë të mjekut familjar po shikojmë të bëjmë zgjidhje”.

Ndërkaq, D.D i cili që tre javë po mundohet që të marr një certifikatë të tillë, por që nuk ka arritur që të marr një certifikatë mjekësore për aftësinë psiko-fizike, e cila kërkohet që më pas ai të pajiset me armë.

“Tash po pres por nga informatat që kam marrë edhe një kohë duhet pritur që t’i nënshtrohem kontrolleve mjekësore për të vazhduar procedurat për leje të armës”, ka thënë ai për të përditshmen “Tribuna”.