QKUK kthen në punë mjekun që kreu abortin e të miturës nga Drenasi

Gjinekologu, Fehmi Ahmeti i dyshuar për ndërprerjen e paligjshme të shtatzënisë së të miturës nga Drenasit në ordinancën e tij private është kthyer në punë.

Lajme

12/06/2019 16:40

Kjo pasi, Prokuroria ka marrë vendim për përfundimin e hetimeve ndaj gjilekologut Ahmeti.

Nga Zyra për Informim e QKUK-së kanë konfirmuar se kanë marr vendim për kthim në vendin e punës deri sa të del një vendim përfundimtar nga organet kompetente.

“Zyra për informim ju konfirmon se doktori për të cilin keni shprehur interesim është kthyer në punë, pasi që Prokuroria ka marr vendim për përfundim te hetimeve. Po ashtu, Oda e Mjekëve, ka konfirmuar se doktori në fjalë vazhdon të ketë licencë të punës në lëmin e gjinekologjisë dhe në bazë Ligjit të Punës, ku si institucion jemi te obliguar që brenda 6 muajve të larguarin përkohësisht nga puna ta kthejmë në punë ose t’ia ndërpresim kontratën e punës. Në këtë rast QKUK ka marr vendim për kthim në vendim e punës deri në një vendim përfundimtar nga organet kompetente”, ka thuhet në përgjigjen e QKUK-së për Indeksonline.

Ndryshe, kujtojmë që ndaj të pandehurit i ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak prej datës 07.02.2019 deri me datë 06.03.2019.

Sipas gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri F.A datë. 15.01.2019 në kundërshtim me Ligjin 03/L-10 për ndërprerjen e shtatzënisë, në ordinancën e tij private specialisktike-gjinekologjike ka bërë ndërprerjen e shtatzënisë ndaj të dëmtuarës A.G.