QKMF në Rahovec pa rrymë, prishet trafoja (Foto)

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjar në Rahovec është prishur trafoja.

Lajme

08/02/2016 22:32

Siç raporton RahovecPress, vetëm emergjenca ka energji elektrike pasi po përdoret një gjenerator, ndërkaq repartet e tjera të kësaj qendre janë pa rrymë prej orës 18:00.

KEDS-i kur është kontaktuar ka thënë se nuk kanë qenë të informuar për këtë prishje.

“Deri në momentin që na keni kontaktuar, nuk kemi qenë të informuar për një prishje të tillë. Kemi kontaktuar edhe qendrën e KEDS në Gjakovë, por as ata duket se nuk janë informuar për këtë gjë. Megjithatë, nëse prishja është siç thatë ju, në trafo, atëherë mund të merr një kohë më të gjatë deri sa të rregullohet”, ishte përgjigja e KEDS për RahovecPress.

qkmfterr2

qkmfterr1