Qipro po bën përpjekje të shpëtojë anijen e bllokuar me 300 refugjatë

Qiproja ka nisur një mision shpëtimi pasi një anije e vogël e mbushur me rreth 300 refugjatë sirianë, shumica gra dhe fëmijë, ka mbetur e bllokuar në detin Mesdhe, rreth 100 kilometra nga qyteti turistik qipriot, Paphos. 

Bota

25/09/2014 15:27

Autoritetet qipriote kanë njoftuar se sinjali për bllokimin e anijes, për arsye të panjohura, u ka ardhur përmes valëve të radios.

BBC njofton se pas tashti në vendngjarje janë anije patrullimi të rojës bregdetare dhe disa helikopterë.

Ende nuk ka informata rreth këtij incidenti, por sipas mediave qipriote, situata është mjaft dramatike. /lajmi.net/