Qindra xhihadistë të gatshëm të sulmojnë Evropën
Qindra ekstremistë islamikë janë të gatshëm për sulme terroriste në Evropë, pasi ata u kthyen nga Siria dhe Iraku, paralajmërojnë zyrtarë spanjollë.

Bota
Është pohuar se këta xhihadistët të cilët u trajnuan nga anëtarët e Al Kaidës dhe Shtetit Islamik, ndodhen në Evropë dhe janë duke pritur t’u jepet shenjë për të nisur sulme terroriste, raportojnë mediat britanike, transmeton lajmi.net.
Në mesin e tyre janë 350 britanikë të cilët ishin trajnuar në territorin i cili kontrollohet nga Shteti Islamik.
“Këta njerëz nuk janë të trajnuar mirë, por ata janë të gatshëm për të bërë gjithçka. Ata janë të indoktrinuar, por kanë marrë trajnim minimal”, thotë një person brenda grupit.
Ministri spanjoll i Sigurisë Francisco Martinez kohët e fundit tha se “këta të rinj shumë shpejt bëhen mbështetës të ISIS-it, dhe brenda disa javësh shndërrohen në fanatikë”.
Ekstremistët e vendeve islamike kanë zhvilluar një rrjet të rekrutimit përmes internetit, dhe përveç meshkujve, kanë tendencë të rekrutimit edhe të femrave dhe të miturve. /lajmi.net