Qindra të rinj irakian vullnetarë në luftë kundër xhihadistëve (Foto)

Qindra të rinj irakianë u janë drejtuar qendrave që rekrutojnë vullnetarë nëpër Bagdad, duke iu përgjigjur një thirrje të një kleriku të lartë shiit për t\'u bashkuar në luftën kundër militantëve sunitë të cilët kanë avancuar në veri të Irakut.

Bota

14/06/2014 19:57

Ata po i përgjigjen një thirrjeje të ajatollahut të madh Ali al-Sistani, drejtuar irakianëve për të mbrojtur vendin e tyre kundër Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit, që bëri përparime të shpejta gjatë kësaj jave.

Vullnetarët nga i gjithë Bagdadi u transportuan me autobusë në një bazë në pjesën lindore të kryeqytetit për trajnim. 

Në disa qendra, dhjetëra prej tyre u ngjitën në rimorkiot e kamionëve të ushtrisë, duke brohoritur parulla shiite dhe duke ngritur armët lartë. 

Grupet do të bashkohen me ushtrinë në linjën e parë të frontit, duke zëvendësuar ushtarët që braktisën armët dhe ikën në shtëpi. 

Këto thirrje për kapje të armëve vijnë si pasojë e tensioneve sektare, që pritet ta shtyjnë vendin në drejtim të luftës civile, duke gjeneruar krizën më të madhe në vend, që nga tërheqja e forcave amerikane në fund të vitit 2011. 

Luftëtarët nga Shteti Islamik – një fraksion i Al Qaeda-s, po marrin mbështetje nga figura të ish sistemit të Sadam Huseinit dhe sunive tjerë, pas arritjes së fitoreve dramatike, ku arritën që të martën të marrin nën kontroll qytetin e dytë më të madh në Irak, Mosulin. (lajmi.net)