Qindra shqiptarë e zviceranë marshojnë për vrasjen e 7 vjeçarit kosovar

Sot në ora 14:00, në Basel të Zvicrës është organizuar një marsh solidarizues për vrasjen e Ilijas Mahmuti, i cili u vra mizorisht nga një 75 vjeçare, e cila u tha se kishte probleme mendore.

Lajme

23/03/2019 16:18

“Mblidhemi dhe startojmë nga Shutzenmattpark dhe do të ecim deri tek vendi i krimit në St. Galler Ring, dhe në fund në Gotthelferplatz mund t’i themi lamtumirë”, ishte thirrja që ishte bërë përmes Facebookut nga organizatorët, shkruan 20min.ch.

Qindra shqiptarë, por edhe zviceranë kanë marrë pjesë në këtë organizim, për t’i dhënë lamtumirën e fundit 7 vjeçarit, transmeton lajmi.net.

Iliaz Mahmuti është varrosur në Kosovë në ora 12:00 në varrezat e qytetit të Gjilanit.

Policia e zvicerane po merret me rastin. Gruaja e moshuar ishte vetdorëzuar në prokurori dhe e kishte pranuar krimin. /Lajmi.net/